LAJMI I FUNDIT:

Barca rivalizon klubet e mëdha për mbrojtësin me prejardhje shqiptare (Foto)

Barca rivalizon klubet e mëdha për mbrojtësin me prejardhje shqiptare (Foto)

Faza me e dobët e Barcelonës është mbrojta dhe kështu klubi katalunas ka vendor që gjatë verës të përforcojë këtë repart.

Sipas ‘SportEnglish”, Mateo Musacchio është një nga lojtarët që Barca ka shfaqur interes për ta sjell në Camp Nou gjatë verës.


Musacchio u transferua te Villarreali në vitin 2009 dhe që nga atëherë ka arritur të jetë një nga mbrojtësit më të mirë në La Liga.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe Chelsea, Arsenali dhe Manchester Unitedi, transmeton Telegrafi.

Mateo+Musacchio+Barcelona+v+Villarreal+CF+yFO4g5GM-AWx

25-vjeçari me shumë mundësi do të jetë i ftuar nga Gerardo Martino për Lojërat Olimpike në Rio.

Për ata që nuk e dinë Matteo Pablo Musacchio është lojtar italo-argjentinas, por origjina e tij është shqiptare, më saktë arbëreshe.

Ndoshta në pamje të parë mbiemri apo emri i futbollistit nuk të sjellin asgjë ndër mend që mund të lidhet si me arbëreshët si me Shqipërinë, por mbiemri i tij është në një lloj forme i “italianizuar” dhe sipas informacioneve të mbledhura Musacchio, është versioni italian i mbiemrit që ka mbajtur një nga familjet më të famshme dhe me traditë shqiptare, familja e Muzakajve, apo mbiemër që rrjedh nga zona e Beratit (Muzaka). /Telegrafi/