LAJMI I FUNDIT:

Historike, Obama do të vizitojë Hiroshimën

Historike, Obama do të vizitojë Hiroshimën

Barak Obama do të vizitojë Hiroshimën gjatë këtij muaji, duke u bërë i pari president amerikan në detyrë që udhëton në qytetin japonez ku SHBA-të hodhën bombën bërthamore.

Vizita do të jetë pjesë e turit në Azi më 21-28 maj, gjatë të cilit kreu i Shtëpisë së Bardhë do të shkojë edhe në Vietnam si dhe do të marrë pjesë në takimin e G7-s që do të mbahet në gadishullin japonez të Ise-Shimës.

Në një komunikatë nga zyra për shtyp e Obamës thuhet: “Presidenti do të bëjë një vizitë historike në Hiroshima së bashku me kryeministrin japonez Shinzo Abe, për të ritheksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe sigurinë në një botë pa armë bërthamore”.


Këshilltari i presidentit amerikan për komunikimin, Ben Rods, tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk do të cekë temën e përdorimit të bombës bërthamore në Luftën e Dytë Botërore, por “do të ofrojë një vizion me fokus në të ardhmen e përbashkët”.

Bomba në Hiroshima më 6 gusht 1945 vrau 140 mijë njerëz, dhe së bashku me atë të hedhur në Nagasaki tri ditë më pas shënuan fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Xhimi Karter e ka vizituar Hiroshimën, por pasi e kishte lënë detyrën.

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori