LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i komandës së “Komandës së bashkuar operative” të URM

Kalimi i komandës së “Komandës së bashkuar operative” të URM

Me ceremoni ushtarake në kazermën „Strasho Pinxhur“ në Petrovec, sot në ora 11 do të bëhet kalimi i komandës së brigadës së aviacionit (BA) nga përbërja e Komandës së bashkuar operative (KOP) të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komandimin e brigadës së aviacionit, komandanti i deritanishëm, koloneli Kire Kolevski i cili është në krye të këtij njësiti që nga viti 2008, do t’ia dorëzojë kolonelit Robert Malezanski, i cili deri më tani e ka ushtruar detyrën e zëvendëskomandantit të njësitit.


Në solemnitet pritet të marrin pjesë ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, shefi i shtatmadhorisë së URM, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, gjeneralë të URM, përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale me të cilët ka bashkëpunuar ky njësit.

Në pajtim me Rregullën për protokoll ushtarak, pas njoftimit të urdhrave për emërim, para të pranishmëve vijojnë fjalime rasti nga komandanti i deritanishëm dhe i porsaemëruar i KOP./Telegrafi/