LAJMI I FUNDIT:

VETËVENDOSJE përkrah protestën shqiptare nesër në Shkup (Foto)

VETËVENDOSJE përkrah protestën shqiptare nesër në Shkup (Foto)

Mbështetja për protestën që do të organizohet nesër në Shkup sa vjen e shtohet. Protesta është paralajmëruar se do të organizohet nga ”Këshilli Opozitar” dhe deri tani është mbështetur nga disa subjekte dhe organizata shqiptare brenda dhe jashtë Maqedonisë. Lëvizja VETËVENDOSJE me një postim në Facebook ka njoftuar se do të mbështes protestën e nesërme që do të mbahet në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Lëvizja VETËVENDOSJE përkrah secilin organizim të përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni që i kundërvihet politikave diskriminuese që kanë prodhuar qeverisjet e deritanishme të Gruevskit dhe aleatëve të vet. Shpresojmë që bashkimi i shqiptarëve në protestën e datës 9 maj, të çelë një perspektivë të re, emancipuese për shqiptarët e Maqedonisë. Një perspektivë që duhet t’i japë fund pabarazisë.” thuhet në postimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE./Telegrafi/