LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e OBRM-PDUKM cakton aktivitete partiake në shkollë (foto)

Deputetja e OBRM-PDUKM cakton aktivitete partiake në shkollë (foto)

Svetlana Jakimovska, deputete nga radhët e OBRM-PDUKM  dhe nënkryetare në Kuvendin e Maqedonisë për më tepër mandate, për të hënën ka caktuar takime me banorët e Kisela Vodës në hapësirat e Sh. F. „Krume Kepeski“, ka publikuar Reporter, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët duhet ti përcjellin Jakimovskës ide dhe propozime, e cila ka votuar për shpërbërje të shtëpisë ligjvënëse. Nxënësit, fëmijët dhe hapësirat ku arsimohen fëmijët, nuk guxojnë të shfrytëzohen për aktivitete partiake ose takime me deputetë.

Lajmerim Jakimovska


Pikërisht sjellja e këtillë, respektivisht keqpërdorimi i institucioneve shtetërore për nevoja partiake është njëra nga arsyet për mospërmbushjen  e kushteve për zgjedhje të drejta./Telegrafi/