Pas 16 viteve Partia Demokratike e Kosovës ka bërë ndryshimin e saj parësor kështu duke ndërruar kryetarin e partisë. Në krye të kësaj partie dje ka ardhur Kadri Veseli tek pas lëshimit të postit nga Hashim Thaçi.
Zgjedhjen e Veselit si kryetar të PDK-së, njerëz të afërt në këtë parti, po e shohin si të mirëpritur. Madje zyrtarët e PDK-së thonë se kryetari i ri është nevojë e hapjes së strukturave të lidershipit të saj.
Adem Grabovci, shef grupit parlamentar të PDK-së, në një prononcim për zeri.info, ka thënë se partia do të vazhdoj me hapjen e saj ku sipas tij ka ende nevojë hapja dhe debati në të.
“ Po ne do të kemi një vazhdimësi dhe për PDK-në është e vërtetë se është një momentum i ri. Ne do të vazhdojmë me hapjen e PDK-së, ka nevojë ende që të hapet, që të kultivohet edhe me tutje debati i brendshëm, dhe jo vetëm i brendshëm por edhe me qytetarët e vendit dhe ne presim shumë shpejt që të gjitha strukturat në të gjitha nivelet do të mobilizohen, do të hapin debatin e brendshëm, do t’i dëgjojnë idetë, vërejtjet, pakënaqësitë nëse ka. Me kryetarin e ri, aty ku është mirë do të bëjmë edhe me mirë do ta fuqizojmë edhe më shumë, aty ku ka gabime, ka ngecje do t’i konstatojmë ato dhe do t’i ndërmarrim masat e nevojshme për t’i evituar ato. Ne presim që PDK të shkoj drejt zhvillimit të saj dhe drejt fitoreve të reja që e presin PDK-në”, ka thënë Grabovci.
Tutje Grabovci thotë se kryetarin e ri e presin shumë sfida të mëdha. Sipas tij partia do të ndritë nivelin edhe më shumë të partisë.
“Kryetarin e ri, është e vërtetë se e presin sfida të mëdha, ka marr përgjegjësi shumë të madhe mbi vete, por me përkrahjen që ka gjetur, me pritjen që iu është bërë, me mbështetjen që ka marr nga gjitha nivelet unë shpresoj dhe besoj që do të vazhdojmë me suksese me fuqizim të partisë normalisht me ngritjen e shkallës së përgjegjësisë, në të gjitha nivelet, së pari brenda partisë, por do të reflektojmë edhe në institucionet tjera”, ka thënë Grabovci.
Ndërkaq analistët Veselin në krye të PDK-së e shohin si protagonist dhe jo me ide politike. Sipas tyre ai synon që në të ardhmen të bëhet kryeministër.
Analisti Halil Matoshi ka thënë se PDK-ja ka zgjedhur një protagonistë i cili nuk ka ide politike dhe se kësaj partie i mungon demokracia e brendshme.
“ E para, jo vetëm PDK por të gjitha partitë politike kosovare kanë protagonistë por jo ide politike dhe thjesht nuk kanë fare demokraci të brendshme. Partitë kosovare janë së pari rajonale dhe së dyti lideriste dhe brenda strukturave të tyre ekziston frika dhe frikësimi për të folur dhe debatuar. Dhe në këtë aspekt nuk bënë përjashtim as Partia Demokratike e Kosovës e themeluar nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj (këta dy të eliminuar nga Thaçi) dhe me bekimin e ish shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, i cili është në prapaskenë të kësaj partie që nga themelimi”, ka thënë Matoshi.
Matoshi ndër të tjera thotë se Veseli do të përpiqet ta menaxhoj PDK-në në periudhën e rëndë të saj.
Sipas Matoshit, Veseli pretendon postin e Kryeministrit pas riformatizimit dhe prurjeve të reja në PDK.
“Veseli do të përpiqet që ta menaxhojë partinë në periudhën më të rëndë të saj, kur po rrënohet miti i komandantëve të luftës dhe kur PDK po i “humb” me radhë figurat qendrore të saj, për shkak të dyshimeve për aktivitete kriminale. Veseli do të bëjë përpjekje që ta rinovojë partinë me fytyra të reja nga shoqëria civile, porse natyrisht duke kërkuar njerëz lojal, që do ta mbështesin Veselin deri sa të ngjitet në majat e pushtetit, në postin e Kryeministrit të vendit. Mirëpo, ndërkohë PDK-ja do të jetë shumë e dobësuar dhe pak është e besueshme se Veseli do të grumbullojë aq pushtet në Kosovë”, ka thënë Matoshi.
Se Kadri Veseli pretendon postin e kryeministrit e thotë edhe njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani i cili thotë se planet kanë qenë të hershme që Veselit ë bëhet kryetar i PDK-së.
Burjani në një prononcim për zeri.info thotë se ideja e PDK-së është të vazhdohet procesi i pushtetit.
“ Zgjedhja për kryetar ishte përgatitur që nga viti 2014, për këtë është përkujdesur Thaçi, andaj si parti e kontrolluar dhe e mbikëqyrur nga ish lideri Thaçi nuk mund të ndodhte ndryshe, kjo çështje si me kundërkandidat si pa kundërkandidat do të ishte njëjtë, ideja është të vazhdohet procesi dhe pushtetit te liderit i cili punon me përkthyes dhe servil”, ka thënë Burjani.
Burjani ndër të tjera thotë se Veseli në konventën e tij fliste si kryeministër ku edhe është synimi i tij. Ai tutje shton se Veseli ka ende të ambientohet në jetën politike.
“Veseli edhe konventë fliste si kryeministër por jo si lider partie, në vend që të fliste për ndryshimet programore. Kadriu ka dëshirë të jetë kryeministër, ai gjithashtu ka nevojë të ketë eksperiencë të madhe në raport në politikën. Pra i vyen edhe shumë të ambientohet me rrethanat politike, atij i vyen edhe një staf përkrahës më i madh”, deklaroi Burjani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje