Sipas ekspertëve shpesh herë ushqimet që ju përdorni për të rënë në peshë, mund të shkaktojnë të kundërtën e asaj që dëshironi.
Në vend të tyre, dietologët sugjerojnë që këto produkte të zëvendësohen me alternativa më të shëndetshme, ku mund të përfshihen, tërshëra, bizelet si dhe sallata.
Kështu sipas tyre Granola mund të zëvendësohet shumë mirë me tërshërën.
Lëngu i frutave dhe atyre të shtrydhura, është shumë i mirë për të nisur ditën sepse ka shumë vitamina dhe minerale, por ka gjithashtu dhe shumë sheqer. Një alternativë e mirë janë çajrat bimorë.
Buka e zezë mund të zëvendësohet shumë mirë nga ajo e thekrës, kjo sipas specialistëve, sepse asnjëherë nuk kemi sigurinë, që në të nuk janë përdorur kimikate, shkruan tvklan. Nëse përdorni misrin për të rënë nga pesha duket ta mendoni sërish këtë gjë.
Studimet e fundit kanë treguar se misri, ka aftësi që të rrisë nivelin e sheqerit në gjak , duke shkaktuar rënie të nivelit të glukozës dhe kjo nuk është diçka e mirë, nëse po përpiqeni të bini nga pesha.
Në vend të tyre, sugjerohen bizelet, të cilat janë një burim fantastik i proteinave, e mund të përdoren shumë mirë edhe në sallata, apo pasta e rizoto.
Sushi mund të duket si një vakt i lehtë dhe i pasur me Omega 3, por ai shoqërohet gjithmonë me oriz dhe me salcë soje, që shtojnë kaloritë.
Në vend të sushit, provoni peshkun e zgarës, do të merrni Omega 3 që ju nevojitet dhe nuk do të keni shtesën e kalorive.
Biskotën e orizit shumë prej nesh e përdorin për të thyer urinë, duke menduar se kanë pak kalori. Ajo që duhet të dini është se ato nuk kanë asgjë të dobishme, as fibra dhe as proteina, duke ju lënë pas të njëjtën uri që kishit në fillim.
Në alternativë të tyre, mund të përdoret një zemër e shëndetshme si pak selino me pak gjalp kikiriku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A