LAJMI I FUNDIT:

Pesë “sekretet” e kryebashkiakut të ri të Londrës

Pesë “sekretet” e kryebashkiakut të ri të Londrës

Sadiq Khan është zgjedhur qytetari i parë i Londrës me 44 për qind të votave, ndërsa rivali Zac Golsmith ka marrë 35%. Ja disa prej “sekreteve” të kryebashkiakut të ri të Londrës.

Fëmijëria

Si fëmijë i dy emigrantëve pakistanezë, Khan ka jetuar në banesat popullore në Earsfield, në jug të Londrës, në një shtëpi me tri dhoma. “Prindërit e mi u larguan nga Pakistani për t’u transferuar në Londër në vitin 1960. Babai im ka punuar si shofer autobusi për 25 vjet, ndërsa mamaja qepte rroba për të na mbajtur ne”, ka thënë vetë Khan.

Punë që fëmijë

Sadiq dhe dy vëllezërit e tij kanë ndjekur shkollën “Fircroft Primary School”, ku mësuesit i kanë edukuar të punojnë fort. “Një prej vëllezërve të mi ka studiuar për t’u bërë mekanik”, ka rrëfyer ai.


Shtatë vëllezër

Sadiq Khan është i pesti ndër tetë fëmijët e familjes, shtatë vëllezër dhe një motër. Familja Khan ka qenë gjithnjë një familje punëtore. “U dërgonim para në Pakistan të afërmve tanë”, ka thënë Khan, përcjell Shekulli.

Për pak do të ishte bërë dentist

Sadiq Khan është diplomuar në juridik në University of North London dhe që në moshë shumë të re ia ka dalë të ketë shtëpinë e vet, pavarësisht çmimeve të larta të asaj kohe në Londër. Para se të zgjidhte studimin e ligjit, ai dëshironte të bëhej dentist.

Martesa

Khan në vitin 1994 është martuar me Saadiya Ahmed, edhe ajo avokate. Ata kanë dy vajza: Anisah e Ammarah, të lindura në 1999 e në 2001.

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori