LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Policia kontrollon lypësin pa këmbë dhe dorë, dhe e lë të zhveshur (Video)

E tmerrshme: Policia kontrollon lypësin pa këmbë dhe dorë, dhe e lë të zhveshur (Video)

Në Paris të Francës, tre policë e kanë kontrolluar një të pastrehë me dy këmbë protetike dhe pa njërën dorë.

Policët ia kanë lënë telefonin dhe letërnjoftimin përpara, ndërsa e kanë lënë gjysmë të zhveshur në një skaj të stacionit të trenave, transmeton Telegrafi.


Viktima e identifikuar nga mediet si François Bagya, ka thënë se është shtyrë me dhunë për muri, e pastaj është kontrolluar në detaje.

“Unë kam nevoja të veçanta dhe nuk bën të trajtohem në këtë mënyrë. Nuk mundesha të vishem dhe të vë protezën”, ka shpjeguar Bagya lidhur me rastin.

Ai është ndihmuar nga një kalimtar rasti që të vishet dhe të vë protezat, ndërsa shumë të tjerë kalonin indiferent.

“Mashtruesit e shumtë, që fshehin gjymtyrët në mënyrë që të lypin lëmoshë, kanë bërë që edhe ky të ketë një trajtim të tillë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/