Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi, ka marrë pjesë në promovimin e shpargut/asparagut, që u mbajt sot në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin edhe kultivues të shpargut dhe drejtues të USAID-it në Kosovë.
Me këtë rast, zëvendësministri Kajtazi ka thënë se duke parë rëndësinë e kësaj kulture bujqësore, që nga ky vit MBPZHR-ja ka filluar ta përkrahë kultivimin e asparagut përmes pagesave direkte me nga 300 euro për hektarë.
“Asparagu është një kulturë që ka leverdi të kultivohet dhe ne besojmë se do prodhimi i saj do të rritet në vazhdimësi e bashkë me këtë do të rritet edhe interesimi për blerjen e asparagut vendor, që është më i mirë e më i freskët”, tha zëvendësministri Kajtazi.
Ai ka falënderuar USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë bujqësisë dhe përmes bashkëpunimit që kanë pasur, zëvendësministri Kajtazi tha se kanë arritur të sjellin kultura të reja bujqësore, produkte të llojllojshme që e kanë pasuruar tregun me prodhime vendore.
Drejtues të USAID-it thanë se do të vazhdojnë të mbështesin këtë kulturë dhe kultura të tjera në Kosovë, në mënyrë që të rritet prodhimi dhe që konsumatori të blejë produkte vendore të freskëta.
Ndryshe, asparagu është një bimë barishtore, e cila në Kosovë kultivohet kryesisht në Pejë, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Istog, Prishtinë dhe Kamenicë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'