LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Marrëveshja për EULEX-in përmbyllet këtë muaj

Kuçi: Marrëveshja për EULEX-in përmbyllet këtë muaj

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian kanë intensifikuar angazhimet për finalizimin e pakos ligjore dhe të letërkëmbimit që duhet miratuar për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Të enjten, ndërkaq, pritet t’u jepet zgjidhje shumë çështjeve që ende janë të hapura, shkruan sot Koha Ditore.


Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, ka folur për aktivitetet e fundit që janë marrë në këtë drejtim. Ai ka paralajmëruar se gjatë muajit do të përmbyllet i gjithë procesi.