LAJMI I FUNDIT:

Behrami vjen me lajmin e vitit

Behrami vjen me lajmin e vitit

Pranimit të Kosovës në UEFA, i është gëzuar edhe futbollisti kosovar që luan për Zvicrën, Valon Behrami.

Në një intervistë për Infokusi.com, Behrami ka deklaruar se pas Evropianit, do të vendoset gjithçka sa i përket Kosovës.


Ai ka treguar se e ka përcjellë drejtëpërdrejtë Kongresin e UEFA-s që është mbajtur në Budapest.

‘E kam përcjellje drejtpërdrejt pranimin e Kosovës dhe jam gëzuar shumë që edhe Kosova u pranua, ani pse jam frikësuar shumë. Mendoj që ka ardhur koha, por gjithçka do të vendosi pasi të përfundojë Kampionati Evropian, pasi për momentin jam i fokusuar aty. Me sa e di unë, të gjithë futbollistët shqiptarë do të bisedojmë me FFK-në dhe secili do të vendos për vete se a do të luaj për Kosovën apo jo, njëjtë do të vendosi edhe unë pas Evropianit’, është shprehur Behrami.

Ai është bërë nervoz me reagimin e përfaqësuesit të Zvicrës që kërkonte që Kosova mos të pranohet në UEFA.

‘Nuk më ka pëlqyer reagimi i përfaqësuesit të Zvicrës që kërkonte që Kosova mos të pranohet. Ka qenë një befasi për të gjithë, jo vetëm për mua. Kaq mund të them për momentin’, theksoi futbollisti i Watfordit.

Valon Behrami i ka uruar të gjithë kosovarët për pranimin e Kosovës në UEFA.

Ndryshe, Kosova është pranuar sot në UEFA me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenime

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori