LAJMI I FUNDIT:

Ujkani: Është dita më e lumtur e jetës sime, vëllezër vendlindja ju thërret

Ujkani: Është dita më e lumtur e jetës sime, vëllezër vendlindja ju thërret

Kosova ka kapitenin e saj dhe ai është Samir Ujkani, një djalosh që është i lidhur jashtëzakonisht shumë me vendlindjen e tij.

Me të ju lejuar Kosovës ndeshjet miqësore, Samiri tregoi dashurinë për vendlindje duke u rikthyer për ta përfaqësuar Kosovën.


Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Ujkani tha se 3 maji i ditës së sotme është dita më e lumtur në jetën e tij.

“Ende jam në ethe, ende po dridhem nga emocionet, kjo është dita më e lumtur në jetën time, nuk di si ta përshkruaj këtë emocion kaq të madh, besoj që krejt shqiptarët janë në këtë situatë. Kjo është dita më e lumtur po e përsërisë, dita më e lumtur në jetën time dhe dita më e lumtur në jetën e miliona shqiptarëve”, tha Ujkani për Telegrafin.

Tutje kapiteni i ynë ka edhe një kërkesë për shokët e tij në përfaqësuese tjera duke i kërkuar të rikthehen dhe të luajnë për vendlindjen e tyre.
“Toka e Kosovës është e shenjtë, shumë njerëz kanë dhënë jetën për këtë tokë, shumë të tjerë janë burgosur për këtë ditë ndërsa ne futbollistët kemi obligim që ta ngrijmë në qiell emrin e Kosovës”.

“Kërkesa ime për shokët që luajnë në Përfaqësuese tjera është që të rikthehen te Kosova, sepse Kosova është duke i pritur krahë hapur, Kosova po i thërret bijtë e saj që ta bëjmë fuqi futbolli”, shprehet Ujkani me lot në sy.

“Për këtë pranim kanë merita të gjithë qytetarët e Kosovës, por në veçanti kryetari krerët e FFK-së, stafi teknik dhe lojtarët. Kjo që ka ndodhur është mrekulli”, shprehet numri një i Latinës në Itali, duke folur edhe për skuadrat kosovare dhe lojtarët që luajnë në Kosovë.

“Këtij pranimi po i gëzohem edhe për një gjë, që klubet kosovare dhe futbollistët më në fund do të mund të dalin në Evropë. Kosova është djep i talenteve dhe tani këta talente do të kenë më të lehtë të luajnë në kampionate të forta evropiane”, vazhdon tutje Ujkani që në fund ka një porosi edhe për Qeverinë e Kosovës.

“Ju lutem të gjithëve, qeverisë së Kosovës, presidentit e ministrive që të investojnë në sport në veçanti në futboll. Kemi talente të mëdha dhe duhet t’i bëjmë kushte që ata të tregojnë vetën. Urimë për gjithë popullin e Kosovës ky lajm historik”, përfundoi Ujkani prononcimin e tij për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori