LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Në listën zgjedhore janë shtuar 5000 persona

Spasovski: Në listën zgjedhore janë shtuar 5000 persona

Në vend që të kemi pastrim të listës zgjedhore, kemi 5.000 persona të shtuar në listën zgjedhore. Kështu tha ministri i brendshëm Oliver Spasovski, gjatë emisionit “Rruga e re” që transmetohet në televizionin Shenja.

Spasovski tha se gjatë kontrolleve të të dhënave që janë kërkuar nga KSHZ, për rreth 18.500 persona ka rezultuar që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm që siguron një bazë për dhënien e dokumenteve të identifikimit. Ai gjithashtu tha se pikërisht në këtë çast janë paraqitur përçarjet brenda MPB-së, pasi Çavkov kishte insistuar që të nënshkruhet një raport ku nuk do të haseshin parregullsi. Spasovski gjithashtu sqaroi se puna në Ministrinë e Punëve të Brendshme që kërkohej nga KSHZ-ja është bërë nën presion të jashtëzakonshëm kohor, duke bërë që të bie edhe cilësia e punës.

Si përfundim nga e gjithë situata e krijuar, ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se përfundimisht Maqedonia nuk është e gatshme që të mbajë zgjedhje më 5 qershor./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori