Kompetentët qetësojnë: Denari është i qëndrueshëm, bankat të sigurta
Pikërisht në 24 vjetorin e vënies së denarit në përdorim, janë gjithnjë e më të zëshme spekulimet e ekspertëve të caktuar të cilët krijojnë frikë në mesin e popullatës për devalvimin e valutës për shkak të krizës politike. Si reagim ndaj këtyre spekulimeve, një pjesë e qytetarëve janë në mëdyshje nëse duhet ti tërheqin paratë nga bankat ose ti këmbejnë denarët me euro ose ndonjë valutë tjetër. Si arsye për këto mëdyshje kryesisht i referohen krizës politike, bën të ditur Telegrafi Maqdoni.
Sidoqoftë, ekspertët qetësojnë duke thënë se spekulimet e këtilla nuk janë serioze. Ish guvernatori i Bankës popullore të Maqedonisë, Ljube Trpeski thotë që besueshmëria ndaj denarit duhet të vazhdojë, meqë BPM e ka ruajtur të qëndrueshme valutën edhe në vitin 1999 dhe në vitin 2001 kur ka pasur veprime luftarake.
Edhe bankat pohojnë se nuk ka arsye për shqetësim.
„Antoni Argir, njeriu i parë i NLB Tutunska Banka thotë se reagimi i tillë i qytetarëve është i pritur sepse lajmet e tilla përhapen shpejtë përmes rrjeteve sociale dhe mediave. “Ka klientë që vijnë të këmbejnë denarë për euro, ka të tillë që deponojnë euro dhe denarë, ka të tillë që vijnë vetëm për tu informuar”, ka deklaruar ai.
Para do kohësh edhe guvernatori i BPM vërtetoi se nuk bëhet fjalë për devalvim të denarit. Ai pohoi se valuta është e qëndrueshme dhe se Banka popullore ka kapacitet ta ruajë stabilitetin e çmimeve, kursin e denarit dhe sistemin bankar.
Nga ana tjetër analistët, njëzëri pajtohen se zgjatja e krizës politike mund të pasqyrohet negativisht ndaj kreditimit nga jashtë.
Tani për tani situata është e qëndrueshme, rezervat devizore janë në nivel prej 2.3 miliardë euro, bankat kanë likuiditet të lartë, qytetarët dhe firmat “ruajnë” rreth 5 miliardë euro, ndërsa popullata preferon të kursejë në denarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles