LAJMI I FUNDIT:

Stavreski: Nëse nuk ishte kriza politike, rritja ekonomike do të ishte deri në 5 përqind

Stavreski: Nëse nuk ishte kriza politike, rritja ekonomike do të ishte deri në 5 përqind

Zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Zoran Stavreski konsideron se po të mos ishte kriza politike, atëherë ekonomia e Maqedonisë do të rritej për 4 deri më 5 për qind.

– Kriza politike duhet të ketë përfundim, sepse në të kundërtën edhe ekonomia më e fuqishme në botë nuk do të mund të përballonte një krizë shumëvjeçare. Është dëm i vërtetë që politikat e mira ekonomike nuk mund të rezultojnë me rritje ekonomike të Maqedonisë. Ekonomia e Maqedonisë për momentin ka potencial për rritje prej 4 deri në 5 për qind, thotë ministri Stavreski për TVNova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka theksuar që Maqedonia ka dëshmuar se mund të arrijë rezultate edhe në kushte kur në vendet tjera ulet norma e rritjes.

– Kur në vendet tjera rritej papunësia, në Republikën e Maqedonisë ajo u zvogëlua. Eksporti ishte në rritje dhe akoma është në rritje dhe mirë është që kompanitë e huaja e kuptojnë këtë situatë, ka thënë Stavreski.

Ai ka shtuar se nëse politikat ekonomike do të ishin zbatuar në vazhdimësi, atëherë e gjithë ajo do të kishte ndihmuar në uljen e papunësisë në rreth 22 për qind, siç edhe ka qenë e planifikuar.

– Ne kemi forcë për këtë, kemi projekte të cilët ndihmuan në këtë drejtim, siç ishte projekti Maqedonia punëson, thekson ministri Stavreski, duke shtuar se ky trend i mirë nuk duhet të ndërpritet dhe nuk duhet të lejohet që ambienti politik ta çrregullojë deri në atë masë sa që Maqedonia ta humb imazhin e vendit me ambient të mirë biznesi.

Sipas ministrit të financave, në periudhën e kaluar, kompanitë vendore kanë dëshmuar se mund tu përshtaten situatave latente që ndodhin në plan politik, në vend dhe në rajon, por janë firmat e vogla të cilët vuajnë më së shumti, sepse më vështirë arrijnë deri te mjetet financiare, madje edhe në kushte normale.

– Prandaj është dëm që politikat e vendosura mirë nuk mund të rezultojnë tërësisht me rritjen ekonomike të cilën Maqedonia ka potencial ta realizojë, ka thënë Stavreski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori