LAJMI I FUNDIT:

KSHZ miraton raportin për krahasimin e të dhënave, Çiçakovski votoi kundër

KSHZ miraton raportin për krahasimin e të dhënave, Çiçakovski votoi kundër

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka miratuar raportin për krahasimin e e të dhënave, kontrollin në terren dhe kontrollimin e administratës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhjen e komisionit votuan 6 anëtar. Dy anëtarët e LSDM-së abstenuan ndërsa kryetari Aleksandar Çiçakovski votoi kundër.


Mbetet ende enigmë fati i 1100 të vdekurve nëpër lista.

Çiçakovski shprehi dyshimet për vërtetësinë e informacioneve të dërguara nga MPB ku nuk ka nënshkruar ministri Spasovski. Anëtarët e tjerë të komisionit thonë se ky fakt nuk e dëmton procesin.

Votuesit pa vendbanim mbeten problem në procesin e krahasimit të të dhënave, thotë Çiçakovski./Telegrafi/