LAJMI I FUNDIT:

VV thotë se Thaçi është ‘shkaktar i krizës’ (Video)

VV thotë se Thaçi është ‘shkaktar i krizës’ (Video)

Zyra e Presidentit Hashim Thaçi është e gatshme të ndihmojë në tejkalim të krizës politike, duke nënkuptuar mundësinë që të organizojë edhe takime mes palëve.

Presidenti ka folur për situatën duke e konsideruar si të zgjidhur, sepse ka thënë se opozita e pozita po takohen në nivele të ndryshme, por ka inkurajuar palët që të vazhdojnë takimet.
Por, partia më e madhe opozitare nuk sheh zgjidhje nga, siç e kanë quajtur Thaçin, ‘shkaktari i krizës’.

“Ne jemi të interesuar për zgjidhjen e krizës. Por, ndryshe nga të tjerët, ne nuk mendojmë se zgjidhja është tek takimet e fshehta mes subjekteve apo liderëve”, ka thënë për KTV-në Zgjim Hyseni i Vetëvendosjes.


Pos kësaj, Presidenti ka vlerësuar se perceptimi dhe realiteti mbi korrupsionin në Kosovë dallojnë. Për këto Thaçi ka folur në një takim me shefin e Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, gjatë ditës ka takuar edhe drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe guvernatorin e Bankës Qendrore, Bedri Hamza.

https://vimeo.com/164290712