LAJMI I FUNDIT:

Mahrez shpallet lojtari i vitit

Mahrez shpallet lojtari i vitit

Riyad Mahrez ka fituar çmimin PFA Lojtari më i mirë i vitit 2016 duke mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarëve te Leicester City, Jamie Vardy dhe N’Golo Kante, si edhe sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.


Algjeriani ka qenë njëri nga lojtarët kyçë në rrugëtimin e liderit të kampionatit anglez drejt titullit të Ligës Premier.

Në ndeshjen kundër Swansea Cityt, ai shënoi golin e 17-të sezonal, ndërsa ka dhuruar edh 11 asistime.

Ndërkaq, mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, ka fituar çmimin për lojtarin e ri më të mirë falë sezonit shpërthyes në Angli.

20-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë, në 32 ndeshje gjatë këtij edicioni. /Telegrafi/

mahrez