LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Leicesterit ‘kërcënojnë’ Barcelonën pas fitores ndaj Swanseas

Tifozët e Leicesterit ‘kërcënojnë’ Barcelonën pas fitores ndaj Swanseas

Leicester City ka arritur fitore ndaj Swanseas me rezultat 4-0 dhe kështu ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit në Ligën Premier.

Tani të gjithë janë duke pritur fitoren finale pasi të gjithë besojnë se ‘Dhelprat’ do të jenë kampionë në sezonin 2015/16.

Skuadra e drejtuar javën e kaluar sigurojnë edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, që për klubin anglez ishte hera e parë që do të marrë pjesë në një garë të tillë.


leicester-barcelona-780x439

Në fund të ndeshjes kundër Swanseas tifozët vendas filluan me një kore, i cili pas ndeshjes u bë hit në rrjetet sociale:

“4-0 për një ekip të bashkuar. Barcelona ne po vijmë për ju”.

Vlen të theksohet se Leicesteri dhe Barca do të luajnë me tre gusht në Stockholm në kuadër të International Champions Cup. /Telegrafi/