LAJMI I FUNDIT:

Nikçi shënon në humbjen e Union Berlinit

Nikçi shënon në humbjen e Union Berlinit

Mesfushori kosovar, Adrian Nikçi ka arritur të shënoi golin e parë në Bundesliga 2.

Ish-anëtari i Hannoverit dhe Thunit, aktivizohet tek skuadra gjermane Union Berlin, ku ka nisur ndeshjen nga minuta e parë në udhëtim tek Nurnberg.

Nikçi realizoi golin e parë për skuadrën e tij e cila kishte epërsi prej 2-0 nga pjesa e parë por në fund u mposht me rezultat të thellë 6-2 nga Nurnberg.


Mesfushori ofensivë këtë ndeshje qëndroi në fushë për gjatë 90 minutave, ndërsa për Union Berlinin titullar ishte edhe anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Eroll Zejnullahu. /Telegrafi/