LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë dhe intervista e Rugovës më 1989, që Serbia nuk deshi t’i shoh në revistën “Start” (Foto)

Fotografitë dhe intervista e Rugovës më 1989, që Serbia nuk deshi t’i shoh në revistën “Start” (Foto)
  • Foto: Hazir Reka

Revista “Start” që botohej nga shtëpia botuese “Vjesnik” në Zagreb, ishte një nga ma të njohurat në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar. Ko revistë ishte konceptuar paksa sipas modelit të revistës “Playboy”, meqë publikoheshin edhe femrat lakuriq, përfshirë ballinën. Por, revista shquhej për trajtimin profesional të temave, përfshirë ato politike, sociale, reportazheve etj. ndaj edhe fotografitë e tilla perceptoheshin si “relaks” ndaj temave serioze që shtroheshin aty.

Në vitin 1989, në këtë revistë u botua një intervistë me kryetarin e atëhershëm të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Reka-5


  • Ibrahim Rugova në fotografinë e botuar në revistën “Start”, më 1989 (Foto: Hazir Reka)

Pas takimit të shkrimtarëve shqiptarë e serbë në Beograd, në prill 1988, dhe fjalimit të guximshëm të tij në kryeqytetin e Serbisë, Rugova veç identifikohej si luftëtari më i zëshëm për mbrojtjen e kauzës shqiptare në Kosovës.

Në intervistën dhënë revistës “Start”, ai tha: “Të shkolluarit janë gjithmonë fajtorë për gjithçka. Ju pengon që inteligjenca shqiptare që për herë të parë shfaqet si tërësi autonome dhe atë në këtë situatë të vështirë. Shfaqen intelektualët dhe rrezikojnë. Mendoj se në këtë fatkeqësi pikërisht kjo është e mirë, ajo shfaqja jonë e pavarur – ndonëse e rrezikshme. Rreziku jonë është kualiteti i ri e ndoshta nuk e teproj të them se është edhe shenjë e pjekurisë sonë”.

Reka 2

  • Hazir Reka ia dhuron presidentit të Kosovës, fotografinë e realizuar nga ai në vitet ’80 të shekullit të kaluar – një nga portretet më emblematike të Ibrahim Rugovës

Fotografitë me këtë rast janë bërë nga fotoreporteri i Reuters-it, Hazir Reka – atëherë fotoreporter i javores “Zëri i Rinisë” dhe bashkëpunëtor i mediave më të mëdha në Kroaci e Slloveni që kundërshtonin politikat e Sllobodan Millosheviqit.

Serbia ka bërë presione të mëdha që ky numër të mos dal fare në shitje, pikërisht për shkak të intervistës me Rugovën. Në fund, Serbia ndalon shitjen e këtij kudo ku kishte kontroll në ish-Jugosllavi (Serbi, Vojvodinë, Mal të Zi dhe Kosovë). /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Brenda korridoreve të UNESCO-s, jashtë odës së kombeve

Brenda korridoreve të UNESCO-s, jashtë odës së kombeve

Kulture
Donika Kastrioti, princesha e Arbërit

Donika Kastrioti, princesha e Arbërit

Kulture
MALL

MALL

Poezi
Kalo në kategori