LAJMI I FUNDIT:

Suarez: Mos e fajësoni Neymarin

Suarez: Mos e fajësoni Neymarin

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se për krizën e fundit nuk duhet të fajësohet Neymar.

“Nuk mendoj se MSN është e paprekshme për ekipin. Eshtë e vërtet se ndihmojmë ekipin, luajmë shumicën e ndeshjeve, por kur vjen puna te përgjegjësia të gjithë e bartim atë”.

“Kam parë në ditët e fundit kritika për Neymarin për krizën, por nuk është faji i tij”.

“Fajtor është i gjithë ekipi. Ai ka ndjenja dhe ndjen se nuk është ferr kritika që po i jepet. Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund”, potencoi Suarez. /Telegrafi/