LAJMI I FUNDIT:

Në Marseille qajnë mos blerjen e Lorik Canës

Në Marseille qajnë mos blerjen e Lorik Canës

Një sezon i zi po mbyllet për Olympique Maseille, që rrallë në historinë e vet ka qenë kaq keq në çdo drejtim.

Klubi është i menaxhuar shumë keq, skuadra është e dobët, renditja po ashtu dhe tifozët janë kthyer tërësisht kundër drejtuesve e lojtarëve.

Ueb faqja Footmarseille.com ka bërë një analizë të detajuar në lidhje me arsyet e kësaj krize, duke mos përjashtuar askënd nga përgjegjësitë, por theksi vihet mbi pronarët e klubit, fajtorë ndër të tjera edhe për afatin kalimtar të dështuar të verës së shkuar, kur Marseille mund të merrte Lorik Canën, por u kujtua vonë.


“Afati kalimtar bëhet si në lojëra elektronike, për qejf, duke ndërruar gjithë skuadrën e duke marrë huazime pa fund e në moshë tepër të re”.

“Shpresa e madhe, trajneri Marselo Bielsa, e pa çfarë skuadre kishte dhe ia mbathi për në Argjentinë, për të mos u kthyer më”.

“Skuadra nuk ka një lider në fushë e jashtë saj dhe kjo vetëm për faj të pronarit të Marseille, i cili nuk përfitoi nga fakti se Lorik Cana sapo ishte larguar nga Lazio, por priti deri në javën e fundit të afatit kalimtar, kur Cana kishte mbyllur gjithçka me Nantesin”.