LAJMI I FUNDIT:

Pellegrinin nuk e frikëson Reali

Pellegrinin nuk e frikëson Reali

Trajneri i Man City-t, Manuel Pellegrini thotë se ai nuk është ekstra i motivuar për ta mposhtur ish klubin e tij, Real Madrid-in në Ligën e Kampionëve.

Të dyja ekipet do të përballen në gjysmë-finalen e këtij kompeticioni, ndërsa tekniku kilian nuk e mendon shumë këtë super ndeshje.


”Nuk është ekstra motivim, e vetmja mënyrë për t’u motivuar është se ne luajmë gjysmë-finalen e Ligës së Kamionëve. Është një short i vështirë”.

”Nuk ka rëndësi se kundër kujt luajmë, por duhet ta dimë se luajmë ndaj një ekipi të madh”, u shpreh Pellegrini.