Që nga anulimi i protestës së opozitës së paralajmëruar më 26 mars, vendim ky që ndikoi në raportet mes VV-AAK e Nismës, në opinion janë përmendur koalicione të mundshme në mes të partive politike në vend, madje edhe pozitë-opozitë.
Kanë qenë edhe vet zyrtarët e partive opozitare që kanë folur për koalicionet, raporton Indeksonline.
Mbrëmë ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili ka thënë se në partinë nga ai vjen, ka rryma për një bashkëpunim me PDK-në me kushte, parti kjo me të cilën kishin përsëritur se asnjëherë nuk do të bashkëpunonin.
Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se i vjen mirë që Vetëvendosja ka filluar të reflektojë dhe të heq dorë nga pozicionet ekstreme.
Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se ndonëse është herët të flitet për koalicione, megjithatë PDK është e hapur për të gjitha subjektet politike, të cilat kanë për qëllim interesat e vendit.
“Më vjen mirë që Vetëvendosja ka filluar të reflektojë dhe të kuptojë se ekstremizmi nuk ka asnjë dobi dhe nuk i ka sjell e as nuk do t’i sjell asnjë dobi vendit, mirëpo dobi sjell vetëm angazhimi, përkushtimi dhe krijimi i një uniteti të mirëfilltë bashkëpunues. Ne kemi qenë subjekt politik i cili në vazhdimësi ka bashkëpunuar me të gjithë, dhe kur kanë qenë në pyetje interesat nacionale, nuk e kem shikuar se kush po e merr iniciativën, me rëndësi që ajo të jetë në interes të vendit dhe fuqizimit të institucioneve të shtetit”, ka thënë Grabovci.
Sipas tij, megjithatë herët është të flitet për koalicionet që mund të lidheshin, pasi siç ka thënë ai, zgjedhje nuk ka deri më 2018.
“Është shumë herët të flitet për koalicionet e mundshme, sepse është herët të mendohet për zgjedhje. Normalisht se ne punojmë për fuqizimin e strukturës së PDK-së për tu përgatitur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 2017 si dhe ato të përgjithshme që do të mbahen më 2018, e tek pas zgjedhjeve mund të shohim për koalicionet e mundshme”, ka potencuar Grabovci.
I pyetur se a ka mundësi për një koalicion me VV-në, Grabovci ka thënë se PDK nuk e ndjek rrugën e përjashtimit të asnjë subjekti politik.
“Kemi mjaft me kë të merremi jashtë nesh dhe kur të fillojmë të përjashtojmë njëri-tjetrin, atëherë dobësohen pozicionet tona. PDK nuk e ndjek atë politiken e përjashtimit, përkundrazi jemi për një integrim të brendshëm në Kosovë, pastaj ne angazhohemi për integrimin evropian dhe tutje”, ka përfunduar Grabovci. /Indeksonline/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit