LAJMI I FUNDIT:

Origi: Klopp ishte i qetë gjatë gjithë ndeshjes

Origi: Klopp ishte i qetë gjatë gjithë ndeshjes

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi, thotë se Jurgen Klopp befasisht ishte i qetë në pushim të pjesës së parë pasi që ai e ka ditur se ekipi do ta kthejë rezultatin.

Liverpooli arriti një rikthim spektakolar ndaj Dortmundit dhe Origi thotë se gjermani karizmatik ishte i qetë.

“Menaxheri ishte i qetë, befasisht i qetë”.

“Ky është klasi i menaxherit të madh. Ju s’keni mundur të shihni panikë, stres, ai besoi tek ne dhe kjo na ndihmoi”.


“Ai na jep besim dhe ne tentuam që t’a shpërblejmë atë. Mund të bësh gjëra të mëdha kur je klub i madh, ke tifozë të mrekullueshëm dhe trajner taktikisht të fortë”, u shpreh Origi. /Telegrafi/