LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, Kosovë-Shqipëri

Së shpejti mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, Kosovë-Shqipëri

Kryeministri Isa Mustafa ka caktuar ministrat Kujtim Shalën, Hajredin Kuçin, Mahir Yagcilar dhe Petrit Selimin që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë t’i propozojnë kabinetit qeveritar për kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Mustafa tha se me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama janë dakorduar që takimi të mbahet në fund të majit apo në javën e parë të qershorit.