LAJMI I FUNDIT:

Liverpool kërkon sulmues në Serie A

Liverpool kërkon sulmues në Serie A

Skuadra angleze Liverpool është në kërkim të një sulmuesi dhe si duket e ka gjetur atë në Serie A.

Jurgen Klopp ka dërguar disa agjentë në Itali për ta përcjellë sulmuesin afrikan të Fiorentinës, Khouma El Babacar.

23-vjeçari ka treguar formë të mirë këtë edicion me Fiorentinën dhe ka zgjuar interesimin e Liverpoolit.

Mediat në Itali kanë raportuar se ‘The Reds’, kanë mbetur të kënaqur me sulmuesin dhe janë duke përgatitur një ofertë për të.


Besohet se Fiorentina për ta lënë të lirë afrikanin kërkon së paku 12 milionë euro. /Telegrafi/