LAJMI I FUNDIT:

Sturridge flet për ndeshjen ndaj BVB-së

Sturridge flet për ndeshjen ndaj BVB-së

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, ka folur para ndeshjes ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Evropës.

Ylli anglez ka thënë se kjo është një mundësi e madhe për Reds pasi në rast të kualifikimit në gjysmëfinale, atëherë ky do të ishte një sezon i suksesshëm.

“Do të jetë një mundësi e madhe për ne, jo vetëm për lojtarët, por edhe për tifozët. Do të jetë një ngjarje e madhe”, ka thënë Sturridge.


Ndeshja e parë mes Liverpoolit dhe BVB ka përfunduar me rezultat 1-1. /Telegrafi/