LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: Çfarë turpi! Çfarë poshtërsie! (Foto)

Zhernovski: Çfarë turpi! Çfarë poshtërsie! (Foto)

Andrej Zhernovski, ka reaguar në profilin e tij në Facebook në lidhje vendimin e Ivanov që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, njofton Telegrafi Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Qeveria, me anë të marionetave të tij, Ivanov, brutalisht ka poshtëruar qytetarët e Maqedonisë. Ka gënjyer komunitetin ndërkombëtar, me paftyrësi ka anuluar Marrëveshjen e Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë veprim skandaloz, Marrëveshja e Përzhinos zyrtarisht ka vdekur. Këtu nuk ka dilema. Kushdo që mendon ndryshe, i cili beson se kjo qeveri mund të negociojë, rrezikshmërisht gënjehet.


Kështu hipokrizia politike nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë. Ky është një precedant në përmasa botërore. Çfarë është ai mashtrim politik dhe i pabesë? Gruevski domethënë beson se kjo do t’i kalojë? A do të mbetet bashkësia ndërkombëtare “në doreza diplomatike” pas skandalit të paparë? Imagjinoni, Ivanov i falë të gjithë politikanët. Ndër të cilat, nga njëra anë, politikanët që shkojnë në burg të pafajshëm dhe se Gruevski personalisht u ka vendosur procese të montuara politike dhe, në anën tjetër, politikanët në pushtet të cilët kanë bërë krime me përmasa të papara dhe ndiqen penalisht për krime të rënda.

Mjaft është!!! Domethënë me këtë qeveri duheshte opozita të shkojë në zgjedhje? Me këta njerëz, të cilët kanë rrëmbyer krejtësisht shtetin? Me këto, të cilët e shumëzuan gjyqësorin me zero, për shkak, të mos të gënjehemi, gjyqësori në Maqedoni nuk ekziston. Me këto, që ligjet dhe kushtetutën e konsiderojnësi letër higjienike?

Tani është e qartë. Mbreti është i zhveshur deri në lëkurë. Bashkësia ndërkombëtare duhet saktësisht tani, si kurrë më parë, të tregojë qëllimet e saj të vërteta. Tani ajo ka nevojë për tu ngritur për të gjithë atë që në vitin e kaluar ka propaganduar dhe për çka ka luftuar. Por, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Tani është koha që edhe ne qytetarët më në fund të marrim gjërat në duart tona.
Tani është koha për ta kthyer vendin prapa!!!’ shkruan Andrej Zhernovski në Facebook. /Telegrafi/

Zhernovski FB status

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kalo në kategori