LAJMI I FUNDIT:

Ja sa i paguante Serbia mercenarët në Kosovë

Ja sa i paguante Serbia mercenarët në Kosovë

Serbia gjatë luftës në Kosovë kishte organizuar forca ushtarake policore dhe paramilitare kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Por sapo kishin nisur sulmet e NATO-s, ky shtet kishte organizuar edhe formacione mercenarësh me pagesë për të luftuar kundër UÇK-së, popullsisë civile dhe në veçanti kundër NATO-s.

Në listat, të cilat i ka siguruar “Epoka e re”, gjenden emrat e më shumë se 1100 mercenarëve, të cilët janë futur në Kosovë në mënyrë të organizuar sapo kanë nisur sulmet e NATO-s ndaj caqeve serbe.


Në këto lista specifikohen koha sa kanë shërbyer këta mercenarë në Kosovë dhe dëmshpërblimet për angazhimin e tyre ditor. Në këto lista shihet se një mercenar në atë kohë është paguar minimumi 60 dinarë deri në 135 dinarë në ditë.

Këto lista janë edhe të nënshkruara dhe të vulosura nga eprorët më të lartë ushtarakë serbë.

Listat me emrat e mercenarëve, të cilët kanë ardhur për të luftuar në Kosovë gjatë muajve mars, prill, maj dhe qershor 1999 që nga vitit 2010 i kanë në dispozicion institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, por deri më sot për to nuk është diskutuar as në Kosovë e as në Bruksel, për ta parë nëse ndonjë mercenar, pjesë e kësaj liste, ka kryer krime ndaj popullatës civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë. /Epoka e re/

1 2 3 4 5 6

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Drejtësi
Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Lajme
Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Lajme
Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Lajme
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Lajme
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Jehona Hulaj
Kalo në kategori