Fytyra e rrumbullakët është një ndër fytyrat më afër perfektes (ovales), por është një ‘thikë me 2 presa’; nëse nuk grimohemi ashtu siç duhet, rrezikojmë të theksojmë gjerësinë
Nëse kemi fytyrë të rrumbullakët, duhet të krijojmë iluzionin e një fytyre të gjatë, nëpërmjet grimit.
Krijoni kornizën me vetullat
Nëse keni fytyrë të rrumbullakët, nuk duhet kurrsesi t’i hiqni vetullat në formë harku. Mundohuni të krijoni një kënd të natyrshëm duke e ngritur vetullën sa më shumë të mundeni.
Një vetull e rrumbullakët vë akoma më në pah rrumbullakësinë. Një vetull me kënd të ngritur e bën fytyrën të duket më e gjatë.
Vini në pah tiparin që ju pëlqen më shumë tek vetja
Nëse keni sy të mëdhenj, me ngjyrë, apo vështrim depërtues, vëreni në pah. Nëse keni formë të bukur buzësh, theksojeni me laps ose buzëkuq.
Kështu jo vetëm theksoni pikën tuaj të fortë, por edhe tërhiqni vëmendjen nga forma e fytyrës.
Sytë vijëzojini në drejtimin lart
Nëse përdorni lapsin e syve apo penelin për sytë, nuk duhet kurrsesi të përpiqeni ta zgjasni syrin anash, sepse kështu theksoni gjerësinë e mollëzave.
Vija e penelit duhet të ketë një formë sa më diagonale; kështu e bën fytyrën të duket më e mprehtë.
Vini në pah buzët
A e dini se duke vënë në pah buzët, duke qënë se ajo janë në pjesën e poshtme të fytyrës, theksoni gjatësinë?
Nëse i lyeni buzët me ngjyrë natyrale, shtojini pakëz shkëlqim, pasi ai përsëri tërheq vëmendjen tek mjekra juaj.
Po, duhet t’i vini mollëzat në pah!
Por duhet ta bëni në mënyrën e duhur. Shumica e vajzave që kanë fytyrë të rrumbullakët nuk aplikojnë të kuq tek pjesa e mollëzave, pasi kanë përshtypjen se do të theksohet akoma më shumë gjerësia.
Por në të vërtetë, me anë të tij mund të konturoni fytyrën dhe me anë të një ngjyre të bukur, thyeni rrumbullakësinë e faqeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Revyja më e pabesueshme në Javën e Modës në Paris: Modelet mbanin fustane të kthyera poshtë
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë