LAJMI I FUNDIT:

Nitaj thotë se Daçiq abuzoi me vizitën e tij: Fajet i ka Qeveria e Kosovës

Nitaj thotë se Daçiq abuzoi me vizitën e tij: Fajet i ka Qeveria e Kosovës

Deklaratat skandaloze të zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq të dhëna në Prizren, janë abuzim në kuadër të vizitës së tij në Kosovë dhe për këtë fajet i ka kryekëput Qeveria e Kosovës që lejon diçka të tillë, ka thënë anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Daçiq në një prononcim për media sot në Prizren tha se Serbia nuk e ka ndërmend të kërkojë falje për luftën në Kosovë, ndërsa pohoi se Kosova nuk ka gjasa të anëtarësohet në UNESCO pa një marrëveshje paraprake me Serbinë.

“Nuk është hera e parë që zyrtaret serbë vinë në Kosovë dhe sillen sikur me ua pas lanë baba këtë vend. Nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata skandaloze dhe askush nuk merret me ta”, tha Nitaj për Klan Kosova.


“Por kjo, fatkeqësisht, nuk flet për ata, por për Qeverinë tonë skandaloze, qe i ka futur veshët në lesh, dhe krejt hallin e ka si ta shpëtojë vetveten. Urgjentisht duhet të ndalën edhe zyrtarët serbë që abuzojnë me vizitat e tyre, por edhe Qeveria e Kosovës, që nuk po mund të qeverisë më vendin”, tha ai.

Deklaratave të Daçiqit u është përgjigjur edhe Ushtruesi i Detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Selimi ka thënë për KlanKosova.tv se Kosova asnjëherë nuk do të negociojë me askënd për anëtarësimin në organizata të huaja, kurse deklarimet e politikanit serb i ka cilësuar si fushatë elektorale në prag të zgjedhjeve në Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Drejtësi
Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Lajme
Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Lajme
Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Lajme
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Lajme
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Jehona Hulaj
Kalo në kategori