LAJMI I FUNDIT:

Anulohet fjalimi i Daçiqit në Graçanicë, arestohet një serb

Anulohet fjalimi i Daçiqit në Graçanicë, arestohet një serb

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, aty ku po qëndron edhe eskorta e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Personi i arrestuar është i nacionalitetit serb dhe policia ka ndërhyrë për ta arrestuar pasi që ai është mundur ta pengojë vizitën e ministrit serb, duke i përkujtuar atij disa afera korruptive të mëhershme.

Ndryshe, Daçiqin në Graçanicë e kanë pritur shumë simpatizant të partisë së tij, të cilët ishin paralajmëruar se Daçiq do të flas. Ata madje ia kishin përgatitur edhe foltoren, megjithatë ky fjalim është anuluar.


Anulimi i këtij fjalimi është bërë me arsyetimin se ka qenë iniciativë e simpatizantëve, si dhe për arsye protokolare.

Daçiq është duke qëndruar në Kosovë, ku po viziton disa nga qytetet kryesore të vendit.