LAJMI I FUNDIT:

Barcelona arrin marrëveshje me një super mbrojtës

Barcelona arrin marrëveshje me një super mbrojtës

Marquinhos ka arritur marrëveshje me Barcelonën, por kampioni evropian mbetet në bisedime me Paris Saint-Germainin lidhur me transferimin e mbrojtësit brazilian.

Goal.com raporton se mbrojtësi është pajtuar me pagën vjetore 4.5 milionë eurove, pas bisedimeve që janë zhvilluar mes tij dhe klubit spanjoll.

Barcelona ka ofruar 45 milionë euro për Marquinhos dhe do ta rrisë ofertën deri në 50 milionë për transferimin e tij, por PSG vazhdon ta shmang interesimin e spanjollëve.

PSG-ja ka shprehur dëshirën për ta mbajtur ish-mbrojtësin e Romës, i cili ka kontratë deri në vitin 2019.