LAJMI I FUNDIT:

Ja pse nuk u hodhën nga helikopteri para rrëzimit dy pilotët

Ja pse nuk u hodhën nga helikopteri para rrëzimit dy pilotët

Deri më tani trupi kryesor i helikopterit, kabina është gjetur 200 metër nga bregu i Liqenit, në thellësi 5 metra.

Sipas hetimeve rezulton se dy viktimat kanë qenë në ulëset e para. Në momentin e nxjerrjes së trupave të tyre, banorët thanë se ishte shumë e vështirë, pasi ata ishin të lidhur me rripin e sigurimit. Mendohet se ata kanë qëndruar në kabinë, pasi janë përpjekur në të gjitha mënyrat që të manovronin helikopterin.


Ndërsa për sa i përket të plagosurit, ai është hedhur në liqen para se helikopteri të prekte ujin. Sipas dëshmive të banorëve Geraldi është hedhur nga helikopteri duke hapur derën e pasme të tij.

Në këtë mënyrë shpjegohet fakti se si Geraldi ka mundur të shpëtojë. Pra ai nuk ka qenë pjesë e kabinës dhe ka mundur të manovrojë.
Vazhdojnë ende hetimet për rënien e helikopterit në Malësi të Madhe, ku si pasojë vdiqën dy ushtarakët pilotë dhe u plagos një ushtar. /Telegrafi/