LAJMI I FUNDIT:

Sot bëhet inaugurimi i Thaçit president

Sot bëhet inaugurimi i Thaçit president

Sot në ora 11:00 bëhet inaugurimi i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Për të marrë pjesë në ceremoninë e Hashim Thaçit president, janë shpërndarë rreth 1300 ftesa, derisa pjesëmarrjen deri më tani e kanë konfirmuar mbi një mijë të ftuar.

Presidentë, kryeministra, ministra e ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, është thënë se do të jenë të premten në sheshin “Skënderbeu”.


Thaçi, dje bëri betimin si president para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.