LAJMI I FUNDIT:

“Objekti i lodhur i Komunës së Prishtinës”

“Objekti i lodhur i Komunës së Prishtinës”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, objektin e Komunës së Prishtinës e quajti të lodhur.

Rama tha se shpreson që “kryetari i Prishtinës do të ketë një godinë komune më pak të lodhur se kjo dhe që të jetë më shumë pasqyra e ambicies së qytetarëve të Prishtinës për kryeqytetin e Kosovës”!

Ky takim u mbajt nën masa të rrepta sigurie. Objekti i Komunës së Prishtinës ishte rrethuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe sigurim privat të dy figurave politike.