Bebet që në muajin e gjashtë mësojnë të qeshin, ndërsa sensin e humorit e marrin nga prindërit, respektivisht qeshen me gjërat e njëjta, të cilave u qeshin nëna dhe babai, ka treguar një hulumtim i kryer së fundi
Shkencëtarët kanë konstatuar që fëmijët në moshën prej gjashtë muajsh deri një vit, duke vrojtuar reagimet e prindërve, mësojnë se çka është me të vërtetë qesharake.
Në hulumtimin të cilën e kanë kryer shkencëtarët nga fakulteti shtetëror Johnson dhe Universiteti dr. John Sparrow në New Hampshire në SHBA, kanë marrë pjesë 30 fëmijë dhe prindërit e tyre. Janë vëzhguar se si kanë reaguar në ngjarjet normale dhe absurde.
Së pari fëmijëve dhe prindërve u kanë treguar librin me fotografi dhe topin e kuq, dhe pastaj me libër i kanë qëlluar hulumtuesit dhe topat i kanë vënë në hundë.
Njëri grup i prindërve kanë qeshur me këtë, ndërsa grupi tjetër ka vëzhguar ngjarjet pa reaguar. Është konstatuar që foshnjat më të mëdha se gjashtë muaj para se të reagojnë së pari me kujdes vëzhgojnë shprehjen e fytyrës së prindërve, derisa fëmijët deri gjashtë muaj ndodhitë absurde i shikojnë me çudi pavarësisht reagimit të prindërit.
Shkencëtarët kanë theksuar që fëmijët duke vëzhguar me kujdes prindërit dhe reaksionet e tyre zhvillojnë sens të sofistikuar për humor.
“Fëmijët në moshën prej një viti, sipas të gjithave gjasave, tashmë fillojnë të mendojnë, respektivisht të paktën kuptojnë çka është me të vërtetë qesharake dhe çka jo”, ka thënë dr. Gina Mireault, udhëheqësja e studimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFazat e karrierës nëpër të cilat do të kalojë secila femër
Bukuria natyrale që nuk ka çmim: Dukja e mrekullueshme në moshën 53 vjeçare e Padma Lakshmi
Pengoni lëshimin e lëkurës pas dobësimit
Katër modele flokësh që janë perfekt për flokë të hollë dhe të rrallë
Katër këshilla të thjeshta për të shtyrë plakjen
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës