LAJMI I FUNDIT:

“Ibra e kishte hedhur Gatusson në plehra”

“Ibra e kishte hedhur Gatusson në plehra”

Futbolli ka plot ngjarje argëtuese, të cilat ndodhin në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Mbrojtësi dhe kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka rrëfyer një ngjarje argëtuese për Sky Deutschland, e cila ka lidhje me shokun e skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.


“Gjatë një momenti në stërvitje në kohën kur aktivizoheshim me Milanin ka ndodhur një ngjarje plot humor. Situata gjatë stërvitjes ka qenë e qetë, por Gatusso e kishte fiksim të ngacmonte Ibrën, duke i hedhur kunja këtij të fundit”.

“Nuk ka pasur asnjë reagim nga sulmuesi suedez dhe në fund stërvitja është mbyllur sërish e qetë, edhe pse gjatë gjithë mëngjesit Gatusso nuk hoqi dorë së bëri shaka me Ibrahimovicin”.

“Qëndrimi i Ibrës dhe qetësia e tij i befasoi të gjithë, por në fund sulmuesi ka reaguar, duke e ngritur në krahë Gennaro Gatusson të cilin e ka hedhur tek koshat e plehrave”.

“Gjesti i Ibrës ka shkaktuar shumë humor dhe ende kur e kujtojmë atë ngjarje qeshim pafund. Mesimi: mos u kruani kurrë me Ibrahimovicin…kurrë”.