LAJMI I FUNDIT:

Nani mund të transferohet në Serie A

Nani mund të transferohet në Serie A

Mesfushori portugez, Luis Nani mund të largohet nga gjiganti turk Fenerbahce vetëm pas një viti.

Reprezentuesi portugez ka pasur paraqitje të mira në kampionatin turk dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura evropiane.

Kështu emri më i madh që e kërkon portugezin është Inter, pasi e sheh si zëvendësim adekuat të Adem Ljajicit.


Ljajic nuk do të qëndrojë në Inter, ndërsa Nani mund të jetë një zëvendësim i mirë i tij sipas ‘Tutto Sport’.

Por 29-vjeçari ka kontratë me Fenerbahcen dhe nëse Interi dëshiron transferimin e tij duhet të paguaj 10 milionë euro. /Telegrafi/