LAJMI I FUNDIT:

Milani shitet te sheikët

Milani shitet te sheikët

Historia e gjatë dhe pa asnjë rezultat pozitiv me biznesmenin tajlandez, Mr. Bee duket se do të harrohet shpejt, pasi Corriere dello Sport raporton lajme të bujshme për të ardhmen financiare të Milanit.

Kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje të përbashkët me Fondin Sovran të Katarit, “QIA” dhe këta të fundit kanë bërë një çmenduri, duke e blerë klubin kuqezi për 750 milionë euro.

Buxheti i fondit të Katarit zotëron shifra marramendëse ku deri tani buxheti është 600 miliardë dollarë, të konvertuara në 526 miliardë euro. Ky fond nuk është i panjohur në Evropë, pasi përfaqësuesi i saj, Naser Al-Khelaifi në vitin 2011 ka derdhur shifra të mëdha duke blerë klubin e PSG-së.


Tashmë fansat kuqezi nuk duhet të presin më Mr. Bee për të ndarë mendjen, pasi në skenë doli Fondi Sovran i Katarit që duket se do të ndërtojë një Milan që do të ngjallë frikë.

Nëse biznesmeni tajlandez kishte premtuar 480 milionë euro investime, duke kërkuar 48% të klubit, arabët kanë vënë në tavolinë shumë herë më shumë duke zotëruar të gjithë “djallin”.

Pak ditë më parë, Silvio Berlusconi kishte deklaruar se Milani mund t’i shitet kompanive kineze, të cilat premtonin një investim prej 600 milionë euro.

Shifra që arabët pritet të investojnë për Milanin, mund t’i japë fund epokës legjendare të Silvio Berlusconit, i cili në 30 vitet e fundit ka shijuar trofe të shumtë me kuqezinjtë.

Ka ardhur koha që Milani të rikthehet magjik dhe me 750 milionë euro mund të bëhen çudira.

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Serie A
Kalo në kategori