LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Kauza për kufirin, e rreme

Delawie: Kauza për kufirin, e rreme

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka deklaruar se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull dhe se kauza e disa politikanëve për këtë çështje është e rreme.

“Në fakt kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi është gjetur se është identik si ai që ka qenë me dekada”, ka deklaruar Delawie në promovimin e doracakut për dhunën në familje.

Ai ka lavdëruar punën e komisionit vendor për Demarkacion me Malin e Zi.  Sipas tij, kauza e disa politikanëve për kufirin është e rreme.


“Në fakt pika kufitare që i ka ndarë këto dy vende është identike me atë që i ka ndarë të dyja vendet me shekuj. Përpjekjet e disa politikanëve që të japin disa teori të tyre bizare, për një çështje që është e vendosur me shekuj, është vetëm një përpjeke e tyre për retorikë nacionaliste dhe për përfitime politike. Kjo kauzë e rrejshme duhet lënë prapa krahësh”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan u ka bërë thirrje politikanëve që të merren me çështje që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Duhet të merremi me gjëra të rëndësishme si papunësia, korrupsioni dhe integrimet evropiane, sepse këto çështje kanë ndikim në jetën e qytetarëve”, ka thënë Delawie, raporton RTK.

Edhe Ambasada e SHBA-ve në Kosovës e ka përkrahur raportin e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin.

“Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit. Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do ti kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, për rishikimin e procesit të përcaktimit të vijës kufitare.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori