LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen seksi Olta Gizharri, prezanton të dashurin (Foto)

Shpërthen seksi Olta Gizharri, prezanton të dashurin (Foto)

Është e bukur, seksi dhe pasionante, ndaj jeta e saj private nuk ka si të qëndrojë jashtë vëmendjes së mediave. Edhe pse nuk e ka pohuar historinë e re të dashurisë me një djalë 23-vjeçar nga Tirana, e vërteta na rezulton ndryshe.

“Panorama Plus” shkruan sot se, Olta Gixhari, po jeton lidhje stabël me 23-vjeçarin simpatik nga Tirana, i cili e ka shoqëruar në festën e “Albtelecom”, ku Olta ka qenë imazh i kompanisë.

Fotot janë shkrepur nga një person anonim poshtë zonës VIP të “Folie”, ku aktorja ndodhej e ulur në një kolltuk dhe mund të shihej qartë nga të gjithë klientët që kishin ardhur për të festuar party-n e titulluar “Sekreti i ëmbël”.

Edhe pse Olta është kujdesur të mos lërë përshtypjen se ishte çift me të dashurin Xhek, ka qenë dikush që i ka kapur afër njëri-tjetrit në një moment pas mesnate të festës. Sinjalin e parë të historisë së re të dashurisë Olta e dha para disa muajsh, nga fotot e bukura që postonte në rrjetet sociale.


Më vonë ishte vetë Xheku, që postoi në profilin e tij në Instagram foton e parë me aktoren, duke dekonspiruar kështu lidhjen. Po kush është djaloshi zeshkan, disa vite më i ri se Olta?

Ai quhet Xhek Nasufi, dhe flitet se është student në degën e Ekonomisë në një nga universitetet private në Tiranë. Nga stili i jetës që bën, thuhet se vjen nga familje e pasur. Nga fotot që poston me makina të shtrenjta, ai ekspozon jetën ekstravagante, ku bien në sy sidomos argëtimet e verës në plazhet e Jugut.

Mes shokëve njihet si “peshkatari”, pasi është shumë i apasionuar pas peshkimit, varkave dhe motorëve të ujit. Ai ka qenë pranë Oltës edhe gjatë angazhimeve të saj në rolin e Natashës në shfaqjen e Çehovit “Tri Motrat” dhe spektaklin “Në një javë”. Ndërkaq, Olta mesa duket po përgatitet për të tjera projekte të rëndësishme, pasi dihet që është në kulmin e saj si artiste. Por edhe me dashurinë po i ecën mire, siç duket nga fotot.
olta 1

olta 2

olta 3

Në trend Magazina

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara

Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Magazina
Kalo në kategori