LAJMI I FUNDIT:

Bashkohen dy partitë demokristiane

Bashkohen dy partitë demokristiane

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe Partia Demokristiane për Integrim, u bashkuan përsëri sot pas 11 viteve që kur këto dy parti ishin ndarë në dysh.

Kryetar i kësaj partie u zgjodh Ukë Berisha, i cili ishte kryetar i Partisë Shqiptare të Demokristianëve të Kosovës, ndërsa nënkryetari u zgjodh kryetari i partisë Demokristiane për Integrim, Zef Morina.

Para se të miratohej bashkimi i këtyre dy partive, kryetarët mbajtën fjalime nëpërmjet të cilave tregua sakrificat dhe punën e pandalshme që kanë bërë demokristianët për Kosovën.


Morina fajtor për përçarjet e dikurshme politike i la subjektet të tjera politike të Kosovë dhe presionin e tyre, ku sipas tij kishin për qëllim që ta ulin zërin e demokrisianëve.

Sipas tij, gjërat ndryshuan pas çlirimit të vendit, e posaçërisht pas ardhjes në skenë politike të disa partive, të cilat të gjitha meritat për çlirimin e Kosovës ia atribuonin vetës dhe disa grupeve.

“Për 11 vite me radhë punuam për të arritur unifikim demokristian por pa sukses. Ja sot erdhi koha që të kurorëzojmëangazhimin tonë të përbashkëtqë demokristianët t’i bashkojnë forcat dhe të flasin gjithë një zëri, për të mirën e tyre dhe të Republikës së Kosovës”, tha Morina.

I pranishëm ishte edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, i cili tha se tash e tutje do të jenë një zë i përbashkët në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“Sot është një sihariq i ri në politikën e Kosovës, sepse dy parti që më herët ishin një, po bashkohen dhe po i forcojnë demokristianët. Kosova i ka pasur prezent demokristianët dhe është falënderuese për kontributinqë kanë dhënë në ato vitet shumë të rënda dhe ne si subjekt politik, gà «zohemi që sot u arrit ky qëllim, që tash e tutje të jeni një zë i përbashkët në zhvillim e shtetit të Kosovës”, tha Musmurati.

Ndërsa, Ukë Berisha, pas zgjedhjes kryetar, tha edhe PSHDK, do qëndrojë vëllazërisht krahas vëllezërve të besimeve të tjera duke ndarë me të gjithë të njëjtin fat.

“Dihet se që shumë dekada partitë demokristiane të Evropës janë përcaktuese në politikën euoperëndimore. Në dokumente programore të këtyre partive evropiane, thuhet se Demokracia Kristiane Europerëndimore, angazhohet për ruajtjen e simbole dhe të festave kristiane-në tolerancë të plotë me fetë e tjera. Me këtë postulat tolerance, edhe PSHDK ka qëndruar gjithmonë e vëllazërisht krahas vëllezërve të besimeve të tjera, duke ndarë me të gjithë të njëjtin fat e të njëjtin angazh im e solidaritet, duke shfaqur këtë solidaritet me kremtimet e përbashkëta fetare edhe në të gjitha fushat e jetës”, tha ai.

Në këtë tubim përveç përfaqësuesve janë zgjedhur edhe anëtarët e tjerë të kryesisë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Politikë
Kalo në kategori