Edhe pse një të tretën e jetës mund ta kalojmë duke fjetur, disa ende nuk e kanë të qartë se çka do të thotë gjumi për trupin tonë dhe si funksionon saktë.
Gjumi është një nga nevojat kryesore biologjike. Gjumi ka ndikim të madh në sjellje, disponim dhe shëndet. Ashtu siç me gjumë kualitativ mund të përmirësojmë çdo fushë të jetës sonë, po ashtu me gjumë jokualitativ mund edhe të përkeqësojmë.
Ekspertët sjellin tre mite për gjumin të cilave nuk duhet t’u besoni:
Mungesa e gjumit mund të kompensohet në vikend
Shumë njerëz nuk i përmbahen rutinës së rregullt të gjumit gjatë javës dhe presin vikendin për të fjetur dhe pushuar mirë. Fatkeqësisht, mungesën e gjumit e mban mend trupi dhe nuk mund ta kthejmë lehtë në ekuilibër, transmeton koha.net.
Personat që flenë gjashtë apo më pak orë gjatë ditëve të punës tentojnë ta kompensojnë këtë kohë në ditët e pushimit, por akoma tregojnë shenja të pagjumësisë së madhe (veçanërisht meshkujt), janë më nervoz, të prirë ndaj ndryshimeve të shpeshta të disoponimit dhe kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar inflamacione të ndryshme trupore.
Përgjumja është treguesi i vetëm i mungesës së gjumit
E vërteta është që disa njerëz kanë nevojë për më pak gjumë për të funksionuar normalisht, por të tillët janë të rrallë. Po ashtu, pavarësisht asaj që nuk e ndjeni përgjumjen, aftësitë tuaja kognitive janë të reduktuara në krahasim me ditët kur flini sasinë e rekomanduar të gjumit. Mbani mend që trupi juaj relaksohet gjatë gjumit, dhe ky relaksim është i rëndësishëm për aftësinë e përballimit edhe të obligimeve më të vogla.
Lodhja është pasoja e vetme e mungesës së gjumit
Hulumtimet kanë treguar që mungesa e gjumit rrit rrezikun nga krijimi i këtyre gjendjeve, nga trashja, e deri te depresioni. Po ashtu është dëshmuar që fëmijët, të cilët nuk flenë mjaftueshëm, përjetojnë përkeqësim të simptomave, mungesë të vëmendjes, respektivisht çrregullim hiperaktiv (ADHD). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare