LAJMI I FUNDIT:

Perin drejt Romës apo Interit

Perin drejt Romës apo Interit

Portieri i Genoas, Mattia Perin, mund të kalojë te Interi aop te Roma.

23-vjeçari ka vendosur që të ndërrojë klub, dhe ai preferon Interin ose Romën.

“Për Mattian, ka ardhur koha e një ndryshimi, që ai të bëjë një ngritje në cilësinë e klubit. Ideale do të ishte një hap te një klub mesatar. Torinon e lë jashtë loje, por Fiorentina është e mundur”.


“Interi? Ne po flasim për një klub të madh, me një top portier, ku është një prej më të mirëve në botë. Sidoqoftë, është e ditur se nëse Handanovic largohet, atëherë Perin është opsion për Interin”.

“Drejtori Piero Ausilio ka shprehur pëlqim për klientin tim, dhe do të ishte mirë për të që të luajë për Interin, e po ashtu edhe për Romën, nëse luan në Ligën e Kampionëve. Ai kushton 12 milionë euro”, u shpreh agjenti i lojtarit. /Telegrafi/