LAJMI I FUNDIT:

Mustafa përkujton Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij

Mustafa përkujton Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarin e shquar shqiptar, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij, Kastriotin e Kushtrimin, të vrarë 17 vjet më parë nga forcat serbe.

Në përkujtimin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:

“Një ndër krimet më mizore dhe më të rënda që forcat e Serbisë kryen në Kosovë ishte vrasja brutale, 17 vjet më parë, e avokatit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.


Ditën kur NATO filloi bombardimet, forcat e Serbisë ia mësynë shtëpisë së Bajram Kelmendit, i cili si avokat i jashtëzakonshëm dhe aktivist i të drejtave të njeriut, kishte më shumë zotësi dhe vullnet se kushdo tjetër që të vërtetonte para drejtësisë ndërkombëtare krimet monstruoze të regjimit të Millosheviqit në Kosovë.

Bajrami, Kastrioti dhe Kushtrimi ishin ndër viktimat e para të hakmarrjes së regjimit të Serbisë pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, humbja e të cilëve lëndoi zemrat e të gjithë popullit të Kosovës.

Kosova edhe sot ndjen dhembje të madhe për vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij.

Republika e Kosovës do t’i nderojë përjetë martirët e saj, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit tonë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Live Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Flamur Kasami po përfaqëson Kosovën në skenën botërore të 'bukur-leximit' të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë

Flamur Kasami po përfaqëson Kosovën në skenën botërore të 'bukur-leximit' të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë

Lajme
Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori