LAJMI I FUNDIT:

Cruyff kishte qëndrim të madh anti-Ronaldo, ja disa prej deklaratave më sensacionale

Cruyff kishte qëndrim të madh anti-Ronaldo, ja disa prej deklaratave më sensacionale

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, njihet për qëndrimet e tij kontraverse ndër vite që i ka pasur për kundërshtarët e përbetuar të klubit katalanas.

Pasi më parë sollëm një prej deklaratave më të fuqishme anti Real Madridit të thëna nga Cruyff i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, Telegrafi në kuadër të specialeve dedikuar legjendës holandeze vazhdon të sjellë detaje që mund të mos i dinë dashamirët e futbollit.

Lexo më shumë: Cruyff, ky anti-madrilen i përbetuar – ja deklarata e tij më e fuqishem anti-Real

I tillë ka qenë qëndrimi i Cruyff kundër Cristiano Ronaldos.

Sa herë është pyetur ai për krahasimin mes portugezit dhe Lionel Messit, ai natyrisht që ishte pro Messit, por kishte qëndrim shumë negativ ndaj Ronalndos.

Më poshtë Telegrafi ju sjellë disa citate të shkëputura nga deklaratat e tij në debatin e krahasimit mes Ronaldos dhe Messit:

  1. “Mua gjithmonë më kanë pëlqyer lojtarët teknikë, sepse edhe unë kam qenë i tillë. Cristiano është lojtar i madh, por ai është vetëm një golashënues i rëndomtë”.

  2. “Cristiano Ronaldo kurrë nuk do të bëhet lojtari që do të mund të krijojë ose të kujdeset për ekipin, që ekipi të luajë mirë. Ai është vetëm një finalizues”.

  3. “Messi është më shumë lojtarë ekipor se sa Ronaldo. Ai shënon dhe prodhon shumë asiste. Për mua si lojtar, Messi është më i mirë”.

  4. “Ka dallim të madh mes një golashënuesi të madh dhe të jesh lojtari më i mirë në botë. Messi meriton Topin e Artë, pa asnjë diskutim”.

  5. “Secili njeri që merr vesh nga futbolli e di këtë. Eshtë absolutisht qesharake për mua që njerëzit mendojnë se Messi nuk është më i miri”.

  6. “Ky debat nuk është vetëm për Cristianon. Ai është lojtar fantastik, një prej golashënuesve më të mirë ndonjëherë në histori. Por, ky debat është për atë se sa fantastik, sa jashtëzakonisht i mirë Messi është në krahasim me të”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

La Liga
Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

La Liga
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Ballkani ka tre skuadrat shqiptare si kundërshtarë të mundshëm në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve

Ballkani ka tre skuadrat shqiptare si kundërshtarë të mundshëm në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ishte hero në finalen e Ligës së Evropës, Bayerni po tenton transferimin e tij

Ishte hero në finalen e Ligës së Evropës, Bayerni po tenton transferimin e tij

Bundesliga
Kalo në kategori